Edhe për presidentin, ashtu si dhe për kryeministrin, amendimet e dakortësuara për Reformën Zgjedhore nuk janë ato të pritshmet.
?Padyshim që mund të lerë mjaft për të dëshiruar në përmbajtjen e saj?.
Por pavarësisht rezervave për përmbajtjen, Meta kërkon që ajo të zbatohet për të mos u rrezikuar integrimi. Nëse kjo ndodh, Presidenti thotë se përgjegjësit janë të njohur.
?Nëse dera do të mbyllet, të gjithë shqiptarët besoj do ta kenë të qartë kush e ka përgjegjësinë?.
Meta duket i pashqetësuar për opinionin final të Komisionin të Venecias për Gjykatën Kushtetuese, megjithatë pret që të dëshmojë integritetin e këtij institucioni.
?Nuk pres të dëgjoj konkluzionet e Venecias, për të qenë i ndërgjegjshëm për aktet e mia. Shpresoj që Venecia të ruajë integritetin e saj?.
Në daljen e tij të përjavshme për mediat, Meta përsëriti sërish akuzat ndaj Kuvendit, pas rrëzimit të 3 dekreteve të tij për disa ligje që kreu i shtetit i cilëson si të rëndësishme për ekonominë e shqiptare.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/